Lajm i rëndë për PSG para ndeshjes me Barcelonën, ylli i skuadrës pritet të mungojë të Martën…

Kampioni i Evropës, PSG do të luaj një superndeshje në Champions League.

Ata do të presin në “Parc des Princes”, Barcelonën e cila po shpërthen në formë këtë sezon duke qenë të pamposhtur në çdo kompeticion.

Ndërsa 2 ditë para ndeshjes, PSG u godit nga lëndimi në muskuj i Nuno Mendes i cili pritet që të mungojë në këtë superndeshje.

Ende nuk dihet se për sa kohë do të jetë jashtë fushës së blertë portugezi./IndeksOnline/