Mbrojtësi i majtë i Al-Ittihad, Mario Mitaj, pritet të largohet nga klubi saudit gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi raportohet nga burime pranë klubit, të cilat bëjnë të ditur se shqiptari nuk është më pjesë e planeve aktuale të skuadrës.
Mitaj është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tretë radhazi nga trajneri Sérgio Conceição, çka ka shtuar zërat për një përçarje mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit.
Raportimet sugjerojnë se marrëdhëniet janë ftohur që nga vera, kur mbrojtësi shqiptar kishte kërkuar largimin nga Al-Ittihad.

