Leo Messi e ka komentuar fituesin e mundshëm të Kupës së Botës në vitin 2026.
“Favoritet për të fituar Kupën e Botës? Ka ekipe shumë të mira, si Spanja, Franca, Anglia, Brazili dhe Gjermania.”
“Të gjithë donin të fitonin kundër Argjentinës, dhe tani që jemi bërë kampionët e fundit të botës, qëllimi është bërë më sfidues, por nuk do të ndalemi së garuari, pa dyshim për këtë”, deklaroi Leo Messi.
Kujtojmë që argjentinasi e fitoi trofeun më të madh në botë në Botërorin e kaluar, duke siguruar edhe trofeun e vetëm që i mungonte.
/GazetaBlic Sport/

