Leonardo Bonucci i çudit të gjithë me emrin e trajnerit të ardhshëm të Italisë: Guardiola nënkupton ndryshim!

Leonardo Bonuçi është një emër i cili njeh shumë mirë trajnerët që janë kandidatë për të marrë drejtimin e Italisë pas qershorit. Ish-mbrojtësi i njohur ka qenë nën drejtimin si të Antonio Kontes, si të Masimiliano Alegrit, ashtu edhe të Roberto Mançinit gjatë karrierës së tij.

Por i pyetur se kë sheh si emrin më optimal për të nisur një cikël të ri me Italinë pas dështimeve të fundit, Alegri nuk ka dyshime për zgjedhjen e tij, duke i injoruar këto tre emra e duke përzgjedhur në mënyrë të papritur Pep Guardiolën. Ai është përmendur si një alternativë vetëm për faktin se po mendon largimin nga Mançester Siti e mund të nxitet nga një sfidë e pazakontë për të.

“Nëse në të vërtetë është dëshira për të rifilluar, do të nisesha nga mundësia që është përmendur për të pasur Guardiolën, pasi do të nënkuptonte që do të ishte një ndryshim neto në krahasism me të gjithë atë që ka qenë e kaluara. Mendoj se është shumë e vështirë, por të ëndërrosh në këto momente nuk kushton asgjë”, tha ish-mbrojtësi i Italisë.

PANORAMASPORT.AL