Lewandovskin e do edhe Milani, por sulmuesi i Barcelonës pret përgjigjen vetëm nga një trajner

Robert Levandovski akoma nuk ka rinovuar te Barcelona, ndërsa Milani mbetet një alternativë. Ofertat për sulmuesin polak nuk mungojnë, ndërsa në Spanjë tregojnë edhe se çfarë po pret Levandovski.

Bëhet fjalë për trajnerin Hansi Flik. Ky i fundit është çfarë pret Leva, që të vendosë përfundimisht për të ardhmen.

Sulmuesi i katalanasve nuk është i prirur, që të shikojë kushtet financiare. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë Barça nuk mund të konkurrojë me ekipe të tjera që ofrojnë shuma të majme nga Arabia apo Amerika.

Levandovski është pjesë e ekipit prej vitit 2022. Kështu që nuk po nxitohet akoma, ndërsa duhet parë si do shkojë ky sezon.

PANORAMASPORT.AL