Lojtarët e Premierligës duhet të paguajnë një tarifë të vogël, por të vazhdueshme, sa herë ndëshkohen me karton të verdhë gjatë ndeshjeve.
Sipas raportimeve, liga i ngarkon klubeve një shumë prej 10 paundësh për çdo karton të verdhë.
Megjithatë, në disa klube kjo kosto u kalon vetë lojtarëve, duke u zbritur direkt nga paga e tyre.
Edhe pse paga mesatare në Premierligë për sezonin 2025/26 është rreth 79,500 paund në javë, sipas “The Capology”, kjo gjobë mbetet më shumë simbolike për shumicën e futbollistëve.
Megjithatë, për lojtarët e rinj me paga minimale, ndikimi mund të jetë më i ndjeshëm.
Përveç kësaj, ekzistojnë edhe ndëshkime më serioze për kartonët e kuq dhe shkeljet disiplinore, të përcaktuara nga Federata Angleze e Futbollit.
Për shembull:
Dy kartonë të verdhë (përjashtim) sjellin një gjobë rreth 35 paund dhe klasifikohen si shkelje më e lehtë.
Mohimi i një rasti të pastër për gol gjithashtu ndëshkohet me rreth 35 paund, por konsiderohet më serioz.
Sjellja e dhunshme apo ndërhyrjet e rënda sjellin pezullime prej disa ndeshjesh dhe pikë penalizuese.
Rasti më i rëndë është pështyrja ndaj kundërshtarit, që ndëshkohet me gjobë maksimale, pezullim të gjatë dhe pikë penalizuese.
Në praktikë, këto rregulla synojnë të mbajnë disiplinën në fushë, por fakti që edhe kartonët e verdhë kanë kosto financiare tregon se çdo veprim i lojtarëve monitorohet dhe ndëshkohet në mënyrë të strukturuar./GazetaExpress/

