Messi thur lavde për Yamal: “Është më i miri nga…!”

Leo Messi ka thurur lavdate për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi argjentinas tha se 18 vjeçari është më i miri nga brezi i lojtarëve të rinjë dhe se ai ia kujton veten e tij kur filloi të luante te Barcelona.

“Nga brezi i ri i lojtarëve, mendoj se Lamine Yamal është ai që më kujton më shumë veten time kur fillova.”

“Nuk kam asnjë dyshim, për mua Lamine Yamal është më i miri i këtij brezi të ri, për shkak të asaj që ka bërë deri tani dhe të ardhmes që mund të ketë.”, ka deklaruar Messi.

Lamine Yamal po kalon një sezon fantastik me Barcelonën, ku ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 15 asiste.