Në Brazil zbulojnë prapaskenat për largimin e Sylvinhos: E vendosi Duka, kishte si faktor kryesor…

Trajneri Silvinjo i ka dhënë lamtumirën këtë të martë zyrtarisht Shqipërisë, duke ndarë rrugët me kuqezinjtë pas tre vitesh e gjysmë në drejtimin e tyre. Trajneri ishte në kryeqytet ku shtrëngoi duart për herë të fundit me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, pasi palët i kishin dhënë lamtumirën “me mirëkuptim” njëra-tjetrës, siç u shpreh numri 1 i futbollit në vendin tonë.

Por në Brazil, tregojnë një histori të ndryshme dhe lamtumira e Silvinjos duket se ka qenë jo dhe aq me mirëkuptim. Sipas “Gazeta Esportiva”, kishte qenë Federata ajo që kishte vendosur që të mos rinovonte kontratën me trajnerin.

“Silvinjo largohet nga pozicioni i tij si trajner i ekipit kombëtar pasi federata vendosi të mos ia rinovojë kontratën. Vendimi u mor nga Armand Duka, presidenti i federatës dhe faktori kryesor ishte dështimi i ekipit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2026”, shkruhet në artikullin në fjalë për teknikun brazilian i cili ka nisur tashmë kërkimin për një sistemim të ri pasi mbylli etapën e vetme të suksesshme të karrierës së tij në pankinë.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL