Nga Serie A te Arabia Saudite: Balotelli gjen klubin e ri

Mario Balotelli është rikthyer në skenën e futbollit profesionist, pasi, sipas Sky Sport Italia, ka nënshkruar kontratë me klubin saudit Al-Ettifaq në Saudi Pro League.

35-vjeçari ka qëndruar i stërvitur me trajner personal që nga përfundimi i kontratës me Genoa në qershor 2025, pas një konflikti me trajnerin e atëhershëm Patrick Vieira. Përpara firmosjes me Al-Ettifaq, Balotelli ishte lidhur me disa klube në Serie A dhe B, por pak dukeshin të gatshëm të merrnin rrezikun me sulmuesin italian.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, kontrata e Balotellit me Al-Ettifaq do të zgjasë deri në qershor 2028. Tek Al-Ettifaq, Balotelli do të bashkohet me emra si Georginio Wijnaldum, Jack Hendry, Moussa Dembele dhe ish-mesfushorin e Veronas Ondrej Duda.

Ky është një kapitull i ri në karrierën e Balotellit, i cili ka luajtur më parë për Inter, Manchester City, Liverpool, Milan, OGC Nice dhe Olympique Marseille, duke pasur përvojë në Itali, Angli, Francë, Zvicër, Turqi dhe tani Arabinë Saudite. /GazetaExpress