Real Madridi thuhet se do të kërkojë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Kjo pasi që Alvaro Arbeloa e ka vendin të pasigurtë, pas eliminimit të turpshëm nga Albacete në Kupën e Mbretit dhe Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo raportimet nga Gjermania, thonë se në listë është dhe trajneri i Stuttgartit, Sebastian Hoeneß.
Stili i tij i lojës dhe suksesi i tij pavarësisht shitjeve të shumta të lojtarëve i kanë impresionuar spanjollët.
Hoeneß, ka pasur sukses me Stuttgartin ku fitoi Kupën e Gjermanisë si dhe kishte përfunduar në vend të dytë në sezonin 2023/24./IndeksOnline/

