Pirlo dështoi të zgjedhet trajner i Italisë, tani opsionet e mbetura janë dy trajnerët e njohur

Ish-mesfushori legjendar Andrea Pirlo nuk pritet të bëhet përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Italisë, raporton gazetari italian Tancredi Palmeri.

Sipas Palmerit, emri i Pirlos ka dalë nga gara pas debatit të krijuar rreth sponsorizimit të tij me një kompani ruse të basteve, shkruan Indeksonline

Gazetari italian shton se tashmë Federata Italiane e Futbollit po shqyrton dy kandidatë kryesorë për drejtimin e “azzurrëve”: Roberto Mancinin dhe Antonio Conten.

Giorgio Chiellini pritet të marrë rolin e drejtorit teknik të kombëtares, si pjesë e një riorganizimi të stafit drejtues. Ndërkohë, Paolo Maldini pritet të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit./Indeksonline/