Raul Asencio përfundon në spital

Futbollisti i Real Madridit, Raul Asencio ka përfunduar në spital.

Mbrojtësi spanjoll është aktualisht në spital duke iu nënshtruar analizave për të përcaktuar shkakun e virusit që i ka shkaktuar gastroenterit, shkruan IndeksOnline.

Raportohet se ai ka humbur 6 kilogramë brenda dy jave.

Asencio si pasoj e kësaj do të humbas ndeshjen e ardhshme, kundër Alavesit, e cila zhvillohet të martën./IndeksOnline/