Real Madrid vs Osasuna

Real Madrid do të synojë ta nisë fushatën e tyre 2025-26 në La Liga me një fitore, kur të udhëtojë drejt stadiumit El Sadar të martën mbrëma për t’u përballur me Osasunën, një skuadër që sërish do të synojë pjesën e sipërme të tabelës këtë sezon.

“Los Blancos” e mbyllën La Ligën vitin e kaluar në vendin e dytë, katër pikë pas kampionëve të Barcelonës, ndërsa vendasit përfunduan në pozitën e nëntë, me pikë të barabarta me Rayo Vallecanon e vendit të tetë, që siguroi kualifikimin në Evropë.

Osasuna regjistroi 12 fitore, 16 barazime dhe 10 humbje nga 38 ndeshje të kampionatit sezonin e kaluar, duke mbledhur 52 pikë, aq sa edhe Rayo, që siguroi “Conference League” përmes “playoff”-it.

“Los Rojillos” janë në sezonin e tyre të shtatë radhazi në elitën e futbollit spanjoll dhe synojnë sërish një vend në mesin e parë të tabelës. Një përpjekje për kualifikim në Evropë nuk përjashtohet, megjithatë merkatoja e verës ka qenë mjaft e qetë.

Skuadra e Alessio Lisci ka shtuar vetëm dy lojtarë: Victor Munoz nga Real Madrid dhe Valentin Rosier me parametra zero nga Leganesi.

Nga ana tjetër, largimet kanë qenë më të ndjeshme. Jesus Areso është transferuar te Athletic Bilbao, ndërsa Pablo Ibanez, Ruben Pena dhe Unai Garcia po ashtu janë larguar gjatë kësaj vere.

Osasuna zhvilloi pesë ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve, duke arritur vetëm një fitore, e cila erdhi në testin e fundit të verës ndaj Mirandes më herët këtë muaj.

Ndërkohë, Real Madrid zhvilloi vetëm një miqësore, të cilën e fitoi 4-0 ndaj WSG Tirol. Në listën e realizuesve ishin Eder Militao dhe Rodrygo, ndërsa Kylian Mbappe shënoi dy herë.

“Los Blancos” morën pjesë edhe në Kupën e Botës për Klube 2025, ku arritën deri në gjysmëfinale, por u eliminuan me një humbje të rëndë 4-0 ndaj Paris Saint-Germain, që më pas u mposht në finale nga Chelsea.

LINKU 1

LINKU 2

LINKU 3

LINKU 4