Sa shumë polemika! A ishte penallti ndërhyrja ndaj Olmos? Ja çfarë thotë eksperti i gjykimit…

Polemika të shumta gjatë ndeshjes Atletiko Madrid – Barcelona që përfundoi me rezultatin 1 me 2 për katalanasit, por në fund ishte skuadra e Simeones që kaloi në gjysmëfinale.

Në këtë sfidë kishte disa raste kontestuese, por më i zhurmshmi ishe ai i minutës së 40-të të ndeshjes, kur Barcelona i bërë presion gjyqtarit Klement Turpin që ta tregonte pikën e bardhë në zonën e Atletiko Madridit.

Megjithatë, analisti i gjykimit i Radio MARCA, Alfonso Perez Burrull, vlerëson se vendimi i Turpinit për ta lënë lojën të vazhdojë ishte i drejtë.

“Nuk shoh një kontakt të mjaftueshëm të Jorentes ndaj Olmos për të dhënë penallti”, deklaroi Burrull në emisionin “Marcador” të Radio MARCA, duke theksuar se, sipas tij, nuk kishte bazë të fortë për të sinjalizuar 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL