Ka një festë që, më shumë se çdo tjetër, tregon një histori personale. Sa herë që Kristofer Nkunku shënon, qoftë në Bundesligë, Premier Ligë, apo tani në Serie A, festimi është gjithmonë i njëjtë, një tullumbace nxirret nga xhepi i tij, fryhet ngadalë dhe i tregohet turmës.
Ndodhi pak më parë në “San Siro”, pas dy golave të tij për Milanin kundër Veronës, dy golat e tij të parë në Serie A.
Christopher Nkunku’s goal celebration against Hellas Verona. 🎈😎 pic.twitter.com/4WFujVgBTX
— EuroFoot (@eurofootcom) December 28, 2025
Tullumbacja e fryrë është një dedikim privat dhe intim që Nkunku e ka mbajtur me vete për vite me radhë. Është mënyra e tij për t’i thënë përshëndetje të birit, për t’i kujtuar atij se edhe në momentet e ekspozimit maksimal publik, një gol, një ulërimë nga stadiumi, një turmë që shpërthen mendimet e tij gjithmonë kthehen nga shtëpia. Një mesazh i thjeshtë, pothuajse fëminor, që ka mbijetuar pavarësisht ndryshimeve në fanellë, ligë dhe vend. Nga Lajpcig te Çelsi deri në mbërritjen e tij te Milani, Nkunku nuk është ndalur kurrë së bëri këtë.
Vetë sulmuesi ka shpjeguar disa herë se si ai festim filloi pothuajse si një lojë, kur djali i tij ishte shumë i vogël për të kuptuar futbollin, por ndriçonte me një tullumbace me ngjyra. Që atëherë, u bë një premtim i heshtur, çdo gol do të bëhej një mesazh, një përshëndetje nga larg. Dhe edhe sot, kaq shumë vite më vonë, Nkunku vazhdon ta mbështesë atë ritual

