Transferimi i Albion Rrahmanit te Venezia bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të klubit italian

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është trasnferuar te Venezia nga Sparta e Pragës.

Shifra e këtij transferimi është rreth 7.5 milionë euro, shkruan Indeksonline

Kjo shumë parash, e ka bërë Rrahmanin si transferimin më të shtrenjtë në historinë e skuadrës nga Italia.

Lojtari kosovar theu rekordin e Armel Bella-Kotchap, i cili u transferua te Venezia gjatë këtij afati nga Hellas Verona për 7 milionë euro.

Kujtojmë që Rrahmani kë firmosur me klubin deri në vitin 2029./Indeksonline/