Senegali vendosi të braktiste ndeshjen për disa minuta, pasi në finalen e Kupës së Afrikës për Kombe u akordua penallti në favorin e Marokut. Ekipi u rikthye në fushë, penallti u prit dhe më pas Senegali fitoi trofeun. Tashmë mbeten për t’u mësuar vendimet e FIFA-s pas atij vendimi ekstrem që Maroku pretendon se ndikoi te fati i ndeshjes.
“Mundo Deportivo” ka përmendur një dënim, që sipas tyre është i mundshëm dhe do të rezultonte shkatërrues. Bëhet fjalë për përjashtimin e Senegalit nga Botërori i këtij viti. Ky do të ishte vendimi më ekstrem, ndërsa në Senegal është qetësuar opinioni.
Pretendimi është që Senegali nuk mund të përjashtohet. Megjithatë, trajneri dhe disa lojtarë duket se do e kenë të pamundur t’u shpëtojnë pezullimeve.

