U përfol se mund të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s, Ceferin befason me përgjigjen

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, e ka përjashtuar veten nga gara për të zëvendësuar shefin e FIFA-s, Xhani Infantino, por paralajmëroi se Infantino duhet ose të japë dorëheqjen ose të përballet me një sfidë udhëheqëse në mars.

Infantino është vënë nën presion për shkak të planeve të tij të dështuara për të siguruar investime private në turnetë e FIFA-s, me tre konfederata kontinentale që e akuzojnë atë për “mashtrim” dhe UEFA më parë ka kërcënuar me bojkot.

Pavarësisht se është parë si një sfidues i mundshëm, 58-vjeçari Çeferin shprehu angazhimin e tij ndaj UEFA-s në një intervistë me podkastin The Rest is Politics.

“Nuk jam i interesuar për dy arsye. Një arsye është se e dua UEFA-n dhe më pëlqen të punoj këtu, dhe mendoj se në një moment të caktuar… është koha të shijoj edhe pak jetën. Dhe pika e dytë është se besueshmëria ime është shumë, shumë më e lartë nëse nuk jam i interesuar për pozicionin.”

Ai shtoi se gjërat po ndryshojnë çdo ditë dhe se nuk ka folur me Infantinon që kur filloi polemika.

“Ka dy mundësi. Njëra mundësi është që ai të kuptojë se nuk ka mbështetjen… Dhe mundësia e dytë është që ai të shkojë në zgjedhjet e marsit, por në atë rast, mendoj se do të ketë një kandidat kundër tij. Nuk e di ende se kush”, deklaroi Çeferin.

PANORAMASPORT.AL