Futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde ka folur për përleshjen që kishte muajin e kaluar me bashkëlojtarin, Aurelien Tchouameni.
Ai u grumbullua me kombëtaren e Uruguait, derisa u pyet për rastin në fjalë, duke thenë se këto raste ndodhin dhe duhet tejkaluar, shkruan IndeksOnline.
“Ndihem mirë. Kisha mbështetjen dhe dashurinë e shumë njerëzve, tifozëve, klubit.
Ndonjëherë duhet t’i tejkalosh këto pengesa të vogla në futboll dhe në jetë. Mëson të rritesh, të piqesh si person. E gjithë kjo do të më bëjë një kapiten më të mirë në vitet e ardhshme.”, ka deklaruar Valverde.
Mesfushori uruguaian pas këtij incidenti ishte dërguar në spital, për shkak se siç ishte raportuar ishte diagnostikuar me një dëmtim traumatik në tru./IndeksOnline/

