Vedat Muriqi do të largohet nga skuadra e Mallorcas.
Mediat turke po raportojnë se ”Pirati” ka pasur një takim me kandidatin për president të Fenerbahches, Aziz Yıldırım, shkruan IndeksOnline.
Madje ai ka pranuar një rikthim te Fenerbahche, pas një sezoni fantastik që kishte me Mallorcan.
Por sipas raportimeve, problemi qendron se skuadra ishullore kërkon 18 milion euro.

