Vendimi i radhës nga Slot pasi e përjashtoi, Liverpooli zyrtarizon ndryshimin për Salah

Liverpuli do të përballet nesër me Brajton në Premier Ligë. Trajneri Arne Slot ka vendosur që të rikthejë sulmuesin Salah në skuadër.

Egjiptiani dhe Slot me shumë mundësi kanë gjetur gjuhën e përbashkët. I gjithë fokusi kalon në kampionat ku vetëm 3 pikët bëjnë punët.

Salah është pjesë e Liverpulit nga viti 2017, ndërsa kontratën e re e firmosi edhe për dy vite të tjera. Plot 250 gola dhe 116 asistime tregojnë impaktin e tij të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe.

Vetë Liverpuli nuk ka bërë mirë. Vendi i dhjetë është pas 15 javësh me 23 pikë të grumbulluara.

PANORAMASPORT.AL