Klubet e Arabisë Saudite janë të interesuara seriozisht për transferimin e Vinicius Junior gjatë kësaj vere. Ylli brazilian është në qendër të vëmendjes, teksa Al-Ahli ka bërë një ofertë marramendëse, duke i propozuar një kontratë me vlerë rreth 1 miliard euro.
Nga ana tjetër, Real Madrid dëshiron ta zgjasë kontratën e Viniciusit, por bisedimet janë vendosur në pauzë gjatë periudhës kur Xabi Alonso ishte pjesë e klubit.
Sipas raportimeve, rrethi i lojtarit është tashmë në kontakt me zyrtarë sauditë, çka tregon se interesimi është konkret dhe jo thjesht spekulativ.
Megjithatë, Vinicius mbetet një nga figurat kyçe të projektit të Real Madridit dhe çdo largim i mundshëm do të ishte një goditje e madhe për klubin madrilen. /GazetaExpress

