VIDEO/ Arbnor Muja i pandalshëm, shënon golin e radhës dhe u tregon “shqiponjën” serbëve në tribunë

Arbnor Muja vazhdon të jetë një personazh kryesor në ekipin e St. Truiden, të cilit iu bashkua gjata merkatos së verës. Anësori i sulmit shqiptar, sot ka shënuar golin e tretë në këtë sezon në vetëm 10 ndeshje të luajtura.

Në sfidën ndaj Klub Bryzhit, Muja u tregua i aftë në minutën e 21-të të përfitonte nga një situatë në zonë për të çuar sferën në rrjetë dhe për të barazuar shifrat. Ai vrapoi menjëherë të festonte këtë gol me “shqiponjë”, për një arsye të veçantë.

SHIH VIDEON

Anësori i sulmit iu drejtua një tribune ku ishte shpalosur një flamur i madh serb nga tifozët e ekipit mik dhe nuk ngurroi të festonte ashtu poshtë tifozëve kundërshtarë.

PANORAMASPORT.AL