VIDEO/ Festa e Barçës pas fitores ndaj Realit, gjesti antisportiv i yllit të ri katalanas nis të qarkullojë në rrjet

Barcelona mundi 3-2 Real Madridin në Superkupën e Spanjës dhe padyshim për katalanasit kjo ishte një mënyrë për t’u hakmarrë për humbjen në duelin mes dy skuadrave në kampionat.

Ajo ndeshje u mbyll me përplasje mes dy ekipeve dhe shumë polemika, ndërsa në ndeshjen e sotme, situata u duk shumë më miqësore. Megjithatë, edhe në fund të ndeshjes nuk munguan gjestet antisportive nga një prej futbollistëve të Barcelonës.

Pas vërshëllimës përfundimtare, futbollistët dhe stafi u mblodhën në mes të fushës për të festuar, por pak çaste më vonë, Pau Kubarsi u shkëput nga pjesa tjetër e ekipit dhe bëri një gjest antisportiv në drejtim të tribunës.

Sigurisht, shumë pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, siç ndodh zakonisht me ndeshje të tilla mes dy skuadrave.

PANORAMASPORT.AL