VIDEO/ Hulk nuk di të shënojë gola normalë, shikoni perlën e radhës së brazilianit

Braziliani Hulk është “abonuar” me golat e çmendur nga distanca, teksa mbrëmjen e sotme, nxorri nga repertori i tij një tjetër predhë mbreslënëse.

Pjesë e Atletiko MG, në minutën e 32-të, sulmuesi 39-vjeçar, lëshoi një predhë nga afro 40 metra, nga goditja e dënimit, në duelin ndaj Vasko De Gamës, duke shtangur portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i tetë në 32 javë për Hulk, që pavarësisht moshës, ngelet një protagonist absolut për skuadrën e tij. Për më tepër shijoni realizimin e brazilianit: