Jasir Asani ka ndjekur nga pankina të dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ato ndaj Andorrës dhe Anglisë, pasi nuk është preferuar asnjë minutë nga trajneri Silvinjo. Por sapo është kthyer në Iran, sulmuesi është kthyer të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola dhe të jetë vendimtar.
Sot, skuadra e Esteghlal ku bën pjesë, luante në Hazfi Cup përballë Padyab dhe skuadra e Asanit e pa veten në vështirësi, pasi ishte në disavantazh në pjesën më të madhe të takimit. Për të shmangur eliminimin e parakohshëm mendoi Asani, me një penallti në minutën e 90 të ndeshjes që barazoi shfirat në 1-1.
Pas penalltisë plasi sherri, pasi Asani e festoi duke ngacmuar një kundërshtar me të cilin kishte pasur përplasje gjatë gjithë sfidës dhe lojtarët e stafi i ekipit mik e sulmuan.
SHIH VIDEON

