VIDEO/ Ngjarje e pabesueshme për futbollin europian! Ekipi bie nga kategoria, tifozët i vënë flakën stadiumit

Futbolli finlandez nuk shquhet për skena të huliganizmit ekstrem. Por ajo që ka ndodhur këtë javë në Finlandë po bën xhiron e rrjetit.

Klubi i FC Haka, një nga më të njohurit në vend me 9 tituj kampion dhe me prani të vazhdueshme në Europë, ka rënë nga kategoria pas një sezoni katastrofë, duke marrë vetëm 17 pikë. Ultrasit e kësaj skuadre kanë qenë shumë të inatosur, por ajo që ka ndodhur në natën e 7 dhjetorit, kalon ccdo limit.

Disa prej tyre i kanë vënë flakën stadiumit  “Tehtaan Kenta”. Flaka është përhapur me shpëjtësi duke shkatërruar thuajse gjithë impiantin dhe fushën e lojës, teksa zjarrfikësit e kishin të vështirë të kontrollonin situatën.

Megjithatë, policia ka identifikuar edhe shkaktarët e ngjarjes në një kohë të shkurtër, pasi ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili më pas ka pranuar fajësinë dhe ka përfshirë edhe dy bashkëmoshatarë. Stadiumi i qytetit të vogël prej pak më shumë se 20 mijë banorësh, kishte 3500 vende dhe ishte inauguruar në vitin e largët 1934.