Mediat në Turqi, kanë zbuluar detajet nga kontrata e re që sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ka nënshkruar me klubin e Trabzonspor.
“Aspor” bën të ditur se ish-sulmuesi i Tiranës, ka firmosur deri në verën e vitit 2029-të, me opsion edhe për 1 vit shtesë.
Paga është 2.5 milionë euro për sezon, por mund të shkoj në 2.7 milionë euro, nëse futbollisti pranon të ushtrojë opsionin edhe për 1 vit shtesë

