Futbollisti shqiptar Anis Mehmeti ka kaluar testet mjekësore dhe është prezantuar te Ipswich Town, skuadër që synon rikthimin në Premier League.
Bristol City do të përfitojë rreth 3 milionë funte për transferimin e sulmuesit, i cili këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asiste. Një hap i madh për karrierën e “kuqezit”!

