Bëri ndërhyrjen që i shkaktoi fatalitet De Miguel, ky është dënimi që rrezikon Owono

Portieri i FC Andorrës, Jesús Owono, mund të përballet me pasoja ligjore pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel, i cili ndërroi jetë të martën, pas përplasjes së rëndë gjatë ndeshjes mes dy skuadrave.

Ngjarja ka kaluar tashmë përtej aspektit sportiv, pasi autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Sipas legjislacionit spanjoll, nëse vërtetohet se portieri ka kryer një veprim nga pakujdesia e rëndë që ka shkaktuar vdekjen, ai mund të përballet me akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Kodi Penal i Spanjës parasheh dënim prej një deri në katër vjet burgim për këtë vepër.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se Owono është shpallur fajtor apo se do të dënohet.

Arbitri e kishte ndëshkuar portierin me karton të kuq, duke e përshkruar ndërhyrjen si veprim me forcë të tepruar gjatë luftës për topin.

Hetuesit tashmë duhet të përcaktojnë nëse aksioni ishte pjesë e rrezikut normal të futbollit apo nëse kishte elemente të pakujdesisë penale. /Gazeta Express