Goli ndaj Serbisë e “çon” në piedestal, Rey Manajn bëhet me mural në këtë qytet

Goli i Rey Manajt në Leskovac do të ngulitet thellë në memorien e tifozëve shqiptarë. Lushnjari shënoi golin historik ndaj Serbëve në minutat shtesë të pjesës së parë për t’i dhënë Kombëtares shqiptare një fitore fantastike dhe që e çon më afër “ëndrrës aerikane”.

Lideri i sulmit pas golit festoi me simbolin e shqiponjës, ndërsa ky moment ka “çuar peshë” të gjithë shqiptarët. Padikstuim që fotot e Manajt gjatë festimit të golit janë bërë shumë virale në internet dhe jo vetëm.

Tashmë për të është bërë edhe një murale. Në Mitrovicë e kanë ngritur në piedestal Manajn, ndërsa menjëherë pas sfidës i kanë kushtuar një murale.