Disa herë pranë shkarkimit, Liverpuli vendos për të ardhmen e trajnerit Slot

Arne Slot pritet të vazhdojë me Liverpulin deri në vitin 2027, siç e ka edhe kontratën. “Sky Sport” tregon se projekti me trajnerin 47-vjeçar do respektohet, ndërsa ekipi po kërkon kualifikimin në Champions.

Slot e rrezikoi disa herë shkarkimin gjatë sezonit. Vendi i pestë shikohet si dështim te kampionët në fuqi, duke qenë se është investuar për më tepër.

Trajneri holandez u emërua në verën e vitit 2024. Deri tani regjistron 108 ndeshje ku janë fituar 65 përballje, ndërsa janë humbur 27 të tjera. Vetëm 16 takime janë mbyllur në barazim.

Sezoni pa trofe ka zhgënjyer tifozët. Për këtë, fokusi mbetet vetëm te pjesëmarrja në Champions.

PANORAMASPORT.AL