Franck Ribery po rikthehet në një rol të ri tek Bayern Munich

Një nga ikonat e Bayern Munich mund të rikthehet në klub, por këtë herë në një rol krejtësisht të ndryshëm. Sipas raportimeve nga Gjermania, Franck Ribery është afër fillimit të karrierës së tij si trajner në Mynih.

Ideja e bavarezëve është të ndërtojnë një staf të fortë për ekipin e dytë (U23), duke tërhequr ish-figura kyçe nga vitet e lavdisë së klubit, transmeton GazetaBlic Sport.

Dante pritet ta përfundojë karrierën e tij aktive pas përfundimit të sezonit dhe të marrë rolin e trajnerit kryesor të ekipit të të rinjve.

Plani përfshin Riberyn si asistent të tij. Francezi tashmë zotëron licencat e nevojshme të trajnerit dhe është përgatitur për kalimin në rolin e tij të ri vitet e fundit. Në moshën 43 vjeç, ai duket i gatshëm të bëjë hapat e parë si trajner në një mjedis që e njeh mirë.