Yamal fiton garën ndaj Vedat Muriqit

Lamine Yamal ka fituar çmimin e futbollistit të muajit prill në La Liga.

Lojtari i Barcelonës ka fituar kështu garën me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline.
Një vendim paksa i çuditshëm ky, pasi Yamal ka shënuar vetëm dy gola gjatë muajit, prill, krahasuar me Muriqin, i cili shënoi tre gola, një prej tyre në ndeshjen ndaj Real Madridit ku i solli fitoren Mallorcas dhe dy të tjerë ndaj Rayo Vallecanos.

Në garë po ashtu ishin edhe Carlos Soler, Lucas Boye dhe Federico Vinas./IndeksOnline/