Zbulohet e vërteta, ja pse u largua Maresca nga Chelsea

Enzo Maresca u largua nga pozita e trajnerit të Chelseat qysh në ditën e parë të vitit 2026.

Në atë kohë, skuadra londineze në komunikatën publike thuhej se u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, por si duket e vërteta qëndron ndryshe, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ”BBC”, Maresca kishte disa mosëmarrëveshje me drejtuesit e Chelseas.

E para kishte të bënte me transferimet e klubit, e dyta e pagën e tij dhe e treta, Maresca kërkonte që të mos ketë ndërhyrje nga stafi mjekësor ndaj vendimeve të tij për futbollistët që kishin lëndime./IndeksOnline/