Djali i Cristiano Ronaldos mund të bashkohet me skuadrën e madhe gjermane

Duket se do të kemi një tjetër Ronaldo në skenën e futbollit.

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr po vazhdon të zhvillohet si futbollist teksa po impresionon si me grupmoshat e Al-Nassr dhe të Portugalisë.

Sipas “TransferFeed”-it, Borussia Dortmundi është ndër klubet që po e monitoron atë.

Dortmundi, njihet si fabrikë e talentëve ku janë zhvilluar yjet aktuale si Erling Haaland, Jude Bellingham e shumë të tjerë ku dhe djali i “CR7” mund të përfitojë nga kjo gjë.

Ai ka 23 paraqitje ku ka shënuar plot 8 gola këtë sezon./IndeksOnline/