Kërkimi i Barcelonës për një sulmues për të zëvendësuar Lewandowskin po vazhdon.
Deco u pyet për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit argjentinas nga Atlético de Madrid, Julian Alvarez.
“Nuk po përjashtojmë askënd, as nuk po nënshkruajmë me askënd” tha ai. Sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro është një tjetër objektiv i mundshëm, por Deco u përgjigj me intrigim kur u pyet në lidhje me brazilianin.
“Gaboheni për Joao Pedron”, tha ai.
“Te Barça është e vështirë të zëvendësosh lojtarët, por ky është futbolli. Ferran erdhi si sulmues anësor dhe është bërë numër 9. Është koha për të marrë vendime dhe për të forcuar ekipin”, tha Deco./Indeksonline/

