Hajnat futen në shtëpinë e Benjamin Pavard, gruaja e tij shqiptare zbulon gjithçka – policia arreston të dyshuarit!

Shtëpia e Benjamin Pavard në Marseille u vu në shënjestër të mërkurën në mbrëmje në një tentativë vjedhjeje. Sipas informacionit nga Le Parisien, pesë persona dyshohet se hynë në oborrin e mbrojtësit francez përpara se të dalloheshin nga gruaja shqiptare e lojtarit, Kleofina Pnishi.

Disa individë u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë e Benjamin Pavard, por u zbuluan nga Pnishi. Sipas raporteve fillestare, ajo menjëherë njoftoi Policinë pasi i kapi të dyshuarit në pronë. Të zënë në befasi, individët u larguan shpejt nga vendi i ngjarjes me një Mercedes në një përpjekje për t’i ikur forcave të rendit.

Një reagim i shpejtë i policisë i mundësoi autoriteteve të gjenin një automjet që përputhej me përshkrimin e raportuar. Vetëm pak minuta pas incidentit, oficerët ndaluan makinën, brenda së cilës ndodheshin pesë persona. Personat që ndodheshin në të u morën në pyetje si pjesë e hetimit në vazhdim. Nuk u raportuan të lënduar në incident.

/GazetaBlic Sport