Shifër rekord, për kaq miliona mund të largohet Arbër Hoxha nga Dinamo Zagrebi

Arbër Hoxha me shumë gjasa do të largohet nga Dinamo i Zagrebit gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raportohet në mediat kroate, sulmuesi shqiptar tashmë është në listën e transferimeve, shkruan Indeksonline

Hoxha pritet të transferohet në Poloni, te skuadra e Widzew Lodzit, ku do t’i bashkohet Juljan Shehut dhe Lindon Selahit.

Flitet se shifra që skuadra polake pritet të paguajë rreth 5/6 milionë euro.

Kurse Hoxha pritet të përfitoj rreth 1 milion euro në sezon./Indeksonline/