Argjentina zhgënjeu me qasjen e saj mbrojtëse në finalen kundër Spanjës, ku duket se qëllimi kryesor ishte ta çonin ndeshjen në penallti, por në fund dështuan ta bënin këtë.
Pas një sërë mundësish, Furia e Kuqe më në fund arriti të thyejë rezistencën e Argjentinës në fillim të kohës së dytë shtesë dhe heroi ishte Ferran Torres, i cili shënoi golin e vetëm në finalen e madhe.
Ajo që zhgënjeu veçanërisht botën e futbollit ishte kaosi që bënë shumica e lojtarëve të Argjentinës pas ndeshjes kur u përplasën fizikisht me spanjollët, duke i vënë kështu një njollë kësaj ndeshjeje.
Por ajo që argjentinasit u përpoqën ta fshihnin ishte një detaj që ndodhi në dhomën e tyre të zhveshjes pasi mbaroi ndeshja.
Mediat argjentinase zbuluan se kishte pasur një kaos të vërtetë në dhomën e zhveshjes së Gauços pas ndeshjes dhe se atë e krijoi Lautaro Martinez. Thuhet se sulmuesi i Interit ishte i tërbuar që Lionel Scaloni nuk i dha një shans në finale dhe se nuk luajti as një minutë pasi i udhëhoqi Gauçot në finale me golin e tij në gjysmëfinale.
Lautaro ishte i sigurt se do të luante në finale, por Scaloni nuk i dha asnjë shans për 120 minuta, gjë që e zemëroi jashtëzakonisht sulmuesin dhe dyshohet se shkaktoi kaos në dhomën e zhveshjes. /Sport Ekspres/

