Lajm fantastik, Armando Broja në bisedime me ekipin e madh nga Serie A

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia thonë se Armando Broja mund të përfundojë në Serie-n A.

Raportohet se Lazio po e kërkon sulmuesin shqiptar. 

Skuadra romake ka dështuar të merret vesh me Gimenez-in e Milanit dhe është kthyer ka opsioni i sulmuesit të Burnleyt.

Broja dëshiron me çdo kusht largimin nga skuadra angleze dhe kalimi në futbollin italian është më i preferuari për të./Indeksonline/