Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vendosur kontaktet e para me Vinicius Junior, ndërsa dëshiron ta bindë brazilianin të mbetet pjesë e skuadrës.
Sipas raportimeve, tekniku portugez është një admirues i madh i Viniciusit dhe e konsideron atë një nga shtyllat kryesore të projektit të tij në “Santiago Bernabéu”.
Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit brazilian nuk varet vetëm nga dëshira e Mourinhos.
Vendimi përfundimtar do të merret nga vetë Viniciusi dhe drejtuesit e Real Madridit, ndërsa interesimi i klubeve të tjera për të vazhdon të jetë i madh.

