Tashmë është zyrtare, Nedim Bajrami huazohet te skuadra e Al Taawoun.
27-vjeçari kishte kohë që ishte jashtë planeve të Rejnxhërs, teksa është huazuar me opsion blerje për 2.5 milionë pauind, te skuadra që militon në Arabinë Saudite.
Klubi i ri ka zgjedhur t’i bëjë një prezantim tepër special, mesfushorit me tipare sulmuese të Kombëtares shqiptare, duke i vendosur epitetin “magjistar”.

