Nuk kanë të ndalur, Manchester City pregatit ofertën gjigante për Enzo Fernandez

Manchester City po përgatit një ofertë prej 100 milionë paundësh për Enzo Fernandez, teksa klubi anglez kërkon të përforcojë mesfushën.

City e sheh mesfushorin argjentinas si një nga objektivat kryesorë, ndërsa Chelsea raportohet se kërkon rreth 120 milionë paund për ta lënë të largohet.

Interesi i Cityt lidhet edhe me faktin se Enzo Maresca e njeh shumë mirë Fernandez, pasi ka punuar me të te Chelsea.

Nëse oferta prej 100 milionë paundësh bëhet zyrtare, Chelsea pritet ta refuzojë fillimisht dhe të kërkojë një shumë më të lartë.

/GazetaBlic Sport/