Duket se gjithçka po merr fund, Atletico Madrid merr vendimin final për Alvarez…

Atletico Madrid ka njoftuar se bordi i drejtorëve të klubit mbështet plotësisht vendimin për të mos negociuar transferimin e Julian Alvarez me Barcelonën.

Deklarata e Atleticos thotë: “Anëtarët e Bordit të Drejtorëve janë të vetëdijshëm se Atletico de Madrid është i hapur për negociata tipike të tregut të transferimeve, por gjithmonë në një mënyrë etike dhe profesionale dhe me respekt midis klubeve.

“Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e komunikuar më parë nga klubi se FC Barcelona nuk i ka përmbushur këto kërkesa dhe, si pasojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata me ta në lidhje me transferimin e Julian Alvarez.

“Atletico Madrid është i bindur se lojtari ynë do ta kuptojë vendimin, duke u përqendruar në punën më të mirë të mundshme për të ndihmuar klubin të arrijë qëllimet e tij, siç ka bërë tashmë në dy sezonet që ka mbrojtur ngjyrat tona.”

/GazetaBlic Sport