Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Burnley janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit ka rënë matematikisht nga kategoria dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Championship. Në klub ka një situatë madhore që ka ardhur koha të trajtohet, ajo e trajnerit.

Skot Parker ishte ai i cili ngjiti ekipin në elitë, por skuadra në të cilën në verë u afrua si përforcim edhe Armando Broja, bëri shumë pak nga ajo që pritej prej saj pasi pas 34 ndeshjesh në Premier Ligë, ka fituar vetëm 4 të tilla. Drejtuesit i kishin qëndruar në krah trajnerit gjatë gjithë sezonit, duke mos e vënë në diskutim, por mediat pranë klubit kanë mësuar se tashmë do të ketë në ditët në vijim një mbledhje për të përcaktuar nëse Parker meriton konfirmimin apo jo për sezonin e ardhshëm.

Situata nuk duket pozitive për trajnerin i cili pas ndeshjes me Sitin thekoi edhe një herë se detyra e tij kishte qenë që të nxirrte maksimumin nga grupi i lojtarëve dhe e kishte bërë një gjë të tillë. Por nëse vendoset për ndërrimin e trajnerit, për të gjithë praktikisht nis vlerësimi nga e para i hierarkisë në ekip para syve të emrit të ri që do të vijë në drejtim.

Kjo vlen edhe për Brojën, i cili duhet të provojë nga e para se sa vlen dhe nëse meriton të ketë minuta te Bërnli në sezonin e ardhshëm, edhe pse në Championship. Parker kishte qenë ai që kishte insistuar për afrimin e sulmuesit ndaj për Brojën gjërat mund të jenë shumë më të vështira pa të në drejtim.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL