Kristjan Asllani nuk ka arritur të bindë plotësisht Beshiktashin për të blerë përfundimisht kartonin e tij.
Mesfushori shqiptar, i huazuar nga Interi gjatë merkatos së janarit, nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit turk, që tashmë po rishikon planet për blerjen përfundimtare të kartonit të tij, shkruan IndeksOnline.
Drejtuesit e Beshiktashit janë të gatshëm të marrin në pronësi Asllanin, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje më e ulët ekonomike me Interin.
Klubi italian kërkon rreth 11 milionë euro, ndërsa turqit nuk pranojnë të shkojnë përtej kufirit 5-6 milionë euro.
Kushti i vetëm për të finalizuar transferimin mbetet ulja e çmimit, në të kundërt, palët pritet të ndahen në fund të sezonit.
Për Asllanin, kjo situatë përbën një tjetër sinjal se duhet të kërkojë një aventurë të re për të ringritur karrierën./IndeksOnline/

