Dështuan shumë opsione, Italia befason me zgjedhjen e trajnerit të ri

Italia ka marrë vendimin për trajnerin e ri të kombëtares.

Roberto Mancini është emri i zgjedhur për t’i udhëhequr sërish “Azzurrët”, pas një periudhe të vështirë për ekipin kombëtar.

Ish-trajneri i Italisë do të rikthehet në këtë rol pas eksperiencës së tij të parë nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës e arriti suksesin më të madh duke e fituar Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimi vjen pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që ishte mungesa e tretë radhazi e “Azzurrëve” në turneun më të madh të futbollit.

Pas largimit të Gennaro Gattusos, Federata Italiane i shqyrtoi disa emra të mëdhenj, përfshirë Carlo Ancelottin, Pep Guardiolën dhe Andrea Pirlon.

Mancini tashmë e ka detyrën e madhe për ta ringritur një kombëtare që po e kalon një periudhë të vështirë dhe që e ka prekur fundin. /Gazeta Express