Ky është viti i dytë për Real Madridin që ka dështuar duke mos marrë asnjë trofe. Presidenti Florentino Perez ka nisur nga spastrimet dhe sipas raportimeve nga “Diario AS”, David Alaba nuk bën më pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi austriak pritet të largohet gjatë verës si lojtar i lirë. Problemet e shpeshta me lëndime kanë bërë që 33-vjeçari të humbasë rolin e tij në ekip gjatë viteve të fundit.
Një tjetër faktor kyç është edhe aspekti financiar pasi Reali synon të krijojë hapësirë për afrime të reja në merkato.
Madrilenët duken të vendosur për të hapur një kapitull të ri, duke bërë ndryshime të rëndësishme si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar.
PANORAMASPORT.AL

