Kombëtarja e Belgjikës është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Botës pasi me kthesë të jashtëzakonshme eliminoi Senegalin.
Golin për 3:2 në vazhdime e shënoi mesfushori, Youri Tielemans, shkruan Indeksonline
Tielemans shënoi gol nga penalltia dhe ky shënim është futur në histori.
Kjo për shkak se u shënua goli më i vonshëm në histori të Kupës së Botës, në minutën e 124:44.
Kujtojmë se tani Belgjika në 1/8 e finales do të luajë ndaj SHBA-së./Indeksonline/

